Politike

"Kur e ke pasur vizitën e fundit në USA?", Rama i përgjigjet komentuesit: Kur kam pasur punë kam shkuar! A u hoq non grata?

22 Prill 2025, 09:03 Nga r.ll
"Kur e ke pasur vizitën e fundit në USA?", Rama i
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij sociale. I pyetur se kur ka qenë vizita e tij e fundit si kryeministër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama tha se ka shkuar sa herë ka pasur punë. Në përgjigjen e tij nuk kurseu dhe ironitë ndaj kreut të opozitës Sali Berishë, ku iu drejtua komentuesit me pyetjen "A u hoq non grata?".

"Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë. Unë nuk shkoj dot në USA, non grata ta ka thënë? Nuk e përmend se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. A u hoq non grata? Si keni fytyrë, mbasi i thanë shqiptarëve, do hiqet non grata, thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në USA apo jo? Nejse, nuk kanë rëndësi këto.", tha Rama. 

edi rama ne sy m\\\'sy

Sondazh

Poll