21 Prill 2025, 21:34
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për atentatin në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se personat që kanë qenë në automjet, ishin duke festuar me djemtë e biznesmenëve të njohur dhe kur kanë mbaruar festën kanë marrë automjetin dhe kanë rënë pre e atentatit. Lala tha gjithashtu se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Rian Brahimit. Lala tha gjithashtu se janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla.
"Mendoj se asnjë nga personat në automjet nuk janë shënjestër. Kanë qenë dy të mitur, djali dhe nipi i pronarit të Pelikan Security, një mik i tyre, nëna e të cilit punon në një bankë të nivelit të dytë dhe Arenc Tafa. Pasi kanë përfunduar festën, ku kanë qenë djem të biznesmenëve të njohur, kur kanë ardhur te dogana, aty ku degëzohen rrugët, automjetet janë ndarë. GL e Arenc Tafës me këta të tre persona janë nisur në drejtim të Shkozës dhe do të dilnin në Lundër. Në atë moment, aty një motor, që ka mbërritur në pak minuta para se të mbërrinte automjeti i personave që janë qëlluar, ka hapur zjarr dhe shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe ka ecur deri te tregu. Ka hyrë në degëzim dhe për shkak të plagosjes ka humbur ndjenjat dhe janë përplasur.
Të katër personat kanë mbetur të plagosur. Nuk janë shënjestër. Janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla. Ato kryhen kur kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe ka urrejtje të madhe ndaj shënjestrës. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit. I shoh dy atentatet si të lidhura edhe pse policia po përpiqet ta devijojë.
Njeriu i parë i pyetur është gruaja e parë e Roan Brahimit. Ka rezultuar se 20 automjete GL që i kanë njerëz të biznesit dhe krimit, që jetojnë në Rolling Hills dhe zonën tjetër rezidenciale. Indrit Dokle nuk përjashtohet të ketë hyrë në Shqipëri, biznesmenë të njohur e me rradhë. Aty ka kaluar tjetër GL. Policia po përpiqet ta shfokusojë vëmendjen. Motori e ka njohur mirë zonën, mendoj se lidhet me këtë sagë të përplasjeve. Unë besoj se shënjestra është e gabuar", tha Lala.
klodjana lala
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:18
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vrasjen e Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, i ekzekutuar në Athin&e...
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:11
E. D
Majlinda Doda Frangaj
TIRANË- Ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Doda Frangaj, ka folur nga Roma për ndarjen nga jeta të P...
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:07
E. D
TIRANË- Rasti që emisioni “Stop” në Tv Klan trajton shtrihet në tre shtete: Shqipëri, Suedi e Slloveni.
Genci Hodo denon...
Aktualitet
21 Prill 2025, 20:53
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një shqiptar i Gucisë u ankua me anët të një video në Fiks Fare për urën e G&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 13:00
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e babait të Sidorel Prendit në Pllanë të Lezhës dhe plagosja e 4 pers...
Aktualitet
21 Prill 2025, 19:15
M.B
Mesha
SHQIPËRI- Këmbanat në të gjitha kishat katolike në vend kanë rënë në mesditë për të lajm&...
Aktualitet
21 Prill 2025, 18:07
M.B
Papa Françesku dhe Kardinali shqiptar Ernest Simon (Troshani)
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas&nbs...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacionev...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:12
M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- Pjesë nga dosja e SPAK për arrestimin e 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore Tiran...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:18
N.F
Foto
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit ...