21 Prill 2025, 21:18
Nga M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vrasjen e Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, i ekzekutuar në Athinë një vit më parë. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se Prendi u ekzekutua para biznesit të tij dhe shpjegoi sagën e gjatë të hakmarrjeve dhe gjakmarrjes, për shkak të atentateve ku ka qenë i përfshirë i biri. Gazetarja ta se Roan Brahimi ishte në përplasje edhe me grupin Reçi dhe se djemtë e kësaj familje ishin në aleancë me djalin e Ardjan Gjeloshit, që Roan Brahimi tentoi ta eleminonte.
Ajo shtoi se Roan Brahimi ishte në konflikt me Ervis Martinan për shkak të lojrave të fatit. Lala tha se Ervis Martinaj dhe kushëriri i tij, Brilanti, e kishin dhunuar në mënyrë barbare. Gazetarja shtoi se në atë kohë ka qenë një nga njerëzit e familjes e ka marrë në gjendje shumë të rënduar dhe dhunuar.
Sipas saj, që atëherë ishte përbetuar se do të merrte hak ndaj tentoi të vriste edhe Ylli Brahimin, edhe pse e kishte krushqi, e dyshonte si njeriun që e tradhtoi. Gazetarja theksoi se këto janë pistat kryesore, por shtoi se rrugës mund të dalin edhe pista të tjera.
"Gjovalin Prendi u vra para biznesit të tij. Vijon një sagë e gjatë gjakmarrje dhe hakmarrje për shkak se djali i itj, Roan Brahimi, ishte përfshirë në shumë atentate mafioze me shumë viktima. Sipas zbardhjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve, automjeti i përdorur, i vjedhur, ka ardhur nga Miloti dhe është afruar pranë biznesit të Gjovalin Prendit. Kanë dalë dy persona të maskuar dhe njëri ka qëlluar Gjovalin Prendin. Automjeti është larguar drejt Milotit dhe është gjetur i djegur në Fushë Gjormë. Roan Brahimi u ekspozua për herë të parë në atentatin e Fushë Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqte e tij.
Një nga të dyshuarit ishte edhe Roan Brahimi, së bashku me Indrit Doklen dhe të tjerë, u shpallën në kërkim policor për tu marrë në pyetje. Që nga ai moment policia ka patur të dhëna se grupi Martinaj ishte përbetuar se do ta shuante të gjithë familjen. Në vitin 2024 Roan Brahimi është ekzekutuar në Athinë, në sy të gruas së dytë. Ai kishte dy gra, njëra këtu dhe tjera jeton në Greqi dhe nuk rezulton me përfshirje në historitë e bashkëshortit. Roan Brahimi është dyshuar edhe për atentate të tjera si ajo e Gjeloshit. Është dyshuar për atentatit ndaj Ylli Brahimit, që e kishte edhe kushëri të bashkëshortes së parë. Po ashtu i dyshuar për ngjarjen e vrasjes së Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës.
Ka patur konflikt edhe me një grup të Tepelenës, e drejtuar nga ai që njihet si Reno i vogël. Familja Prendi ka marrë mesazhe kërcënuese që pas atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës. Policia është shumë larg autorëve. Ka kërkuar identifikimin e shasisë, nuk ka ende përgjigje për shkak të pushimit të Pashkëve. Roan Brahimi ishte në përplasje edhe me grupin Reçi, djemtë e kësaj familje ishin në aleancë me djalin e Ardjan Gjeloshit, që Roan Brahimi tentoi ta eleminonte.
Ishte në konflikt me Martinaj për shkak të lojrave të fatit. Ervis Martinaj dhe kushëriri i tij, Brilanti, e kishin dhunuar në mënyrë barbare. Në atë kohë ka qenë një nga njerëzit e familjes e ka marrë në gjendje shumë të rënduar dhe dhunuar. Që atëherë ishte përbetuar se do të merrte hak. Ndaj tentoi të vriste edhe Ylli Brahimin, edhe pse e kishte krushqi, e dyshonte si njeriun që e tradhtoi. Këto janë pistat kryesore. Rrugës mund të dalin edhe pista të tjera", tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:11
E. D
Majlinda Doda Frangaj
TIRANË- Ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Doda Frangaj, ka folur nga Roma për ndarjen nga jeta të P...
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:07
E. D
TIRANË- Rasti që emisioni “Stop” në Tv Klan trajton shtrihet në tre shtete: Shqipëri, Suedi e Slloveni.
Genci Hodo denon...
Aktualitet
21 Prill 2025, 20:53
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një shqiptar i Gucisë u ankua me anët të një video në Fiks Fare për urën e G&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 13:00
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e babait të Sidorel Prendit në Pllanë të Lezhës dhe plagosja e 4 pers...
Aktualitet
21 Prill 2025, 19:15
M.B
Mesha
SHQIPËRI- Këmbanat në të gjitha kishat katolike në vend kanë rënë në mesditë për të lajm&...
Aktualitet
21 Prill 2025, 18:07
M.B
Papa Françesku dhe Kardinali shqiptar Ernest Simon (Troshani)
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas&nbs...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacionev...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:12
M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- Pjesë nga dosja e SPAK për arrestimin e 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore Tiran...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:18
N.F
Foto
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit ...
Aktualitet
21 Prill 2025, 16:51
N.F
Aksidenti
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Korçë". Aksidenti...