Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kardinali shqiptar Ernest Simon Troshani: Ati i Shenjtë zgjodhi udhëtimin e parë në Shqipëri, ka shprehur admirim për popullin tonë

Kardinali është shprehur se ai e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë.

21 Prill 2025, 18:07 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kardinali shqiptar Ernest Simon
Papa Françesku dhe Kardinali shqiptar Ernest Simon (Troshani)

VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Kardinali është shprehur se ai e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.

"Të dashur miq! Sikur e keni pa dhe në televizor, në 7e 35 minuta, sot u nda nga jeta i shënjti Papë ndërroi jetë. Të gjithë e dimë mësimet që ka dhënë ai sa ka ardhur, ku qëllimi i tij kryesor ka qenë të shkatërroj djallin, mëkatin dhe të sjelli paqen, shpresën dhe të mirën e amshuar. Shënjtorin Papë e keni para 10 vitesh më 21 Shtator, kur erdhi në Shqipëri, I pari udhëtim ndërkombëtar. Ai të parin udhëtim zgjodhi popullin shqiptar. Ai ka shprehur admirim për popullin tonë dhe shumë dashuri. E dimë mirë që në takimet që kam pas, shihej në sytë e Papës shumë dashuri për ne dhe popullin tonë", thuhet në reagim.

papa françesku

Sondazh

Poll