Aktualitet

VIDEO/ Aksident në tunelin e Murrizit, disa të plagosur, devijohet lëvizja e automjeteve

Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa shkak raportohet se është bërë një aksident.

21 Prill 2025, 17:44 Nga M.B
VIDEO/ Aksident në tunelin e Murrizit, disa të plagosur, devijohet
Foto nga vendi i ngjarjes

TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacioneve, qarkullimi i automjeteve në tunel është bllokuar ndërsa bëhet me dije se lëvizja është devijuar në By-pass-i e Murrizit.

Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa shkak raportohet se është bërë një aksident. Mësohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur dhe një prej ambulancave është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur rëndë e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Mjekët raportojnë se gjendja e saj është kritike. Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

tuneli i murrizit aksident

Sondazh

Poll