Aktualitet

Konkurrenca: Kompanitë e internetit nuk kanë prova se pengohen të vendosin linjat në pallate!

Në mungesë të provave shkresore, Komisioni i Konkurrencës gjykon se nuk provohet abuzimi me pozitën dominuese nga ndërmarrjet Arlis Administrim, Safe Security dhe D&L Administrim.

21 Prill 2025, 17:18 Nga N.F
Konkurrenca: Kompanitë e internetit nuk kanë prova se pengohen të
Foto

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit ndaj tre kompanive të administrimit në rezidencat e banimit. Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se hetimi nuk ka arritur të provojë abuzimin me pozitën dominuese nga ndërmarrjet në fjalë.

Megjithëse shprehet se në komplekset e administruara nga ndërmarrjet object hetimi vërehemn problematika në ofrimin e shërbimit, Komisioni i Konkurrencës vlerëson se kompanitë e shërbimit të internetit nuk kanë prova dhe fakte konkrete për të mbështetur pretendimet e tyre se po pengohen për të ofruar shërbim.

Në mungesë të provave shkresore, Komisioni i Konkurrencës gjykon se nuk provohet abuzimi me pozitën dominuese nga ndërmarrjet Arlis Administrim, Safe Security dhe D&L Administrim.

Megjithëse në rezidencat e administruara nga këto ndërmarrje numër të kufizuar operatorësh ose monopole në ofrimin e shërbimit të internetit, për Autoritetin e Konkurrencës ky fakt dhe ankesat e kompanive të tjera të internetit nuk provojnë abuzim me pozitën dominuese nga kompanitë e administrimit.

Në fund të vitit 2024, Autoriteti i Konkurrencës kishte mbyllur hetimin ndaj tre kompanive të tjera të administrimit të rezidencave të banimit në Tiranë, duke i urdhëruar të mos kufizojnë aksesin e operatorëve të shërbimit të internetit në këto rezidenca.

Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi ndaj kompanive Tirana Administrim, ACREM dhe S&D Invest detyrimin për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht, vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vete natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për ndërmarrjet Tirana Administrim dhe S&D Invest u vendos detyrimi që në rezidencat e administruara prej tyre, të lejojnë aksesin edhe për ndërmarrjet e tjera, të cilat e kërkojnë këtë akses për të ofruar shërbimin e internetit.

Kompania Tirana Administrim gjithashtu u gjobit në masën 6% të xhiros së vitit parardhës (në masën 443 mijë lekë), për abuzim me pozitën dominuese. Ndërmarrja S&D Invest nuk u gjobit, edhe falë marrjes së angazhimit vullnetar prej saj për të shmangur sjellje të ngjashme në të ardhmen. Në vendimin e tij, Komisioni i Konkurrencës miratoi angazhimet e ndërmarrjes, së bashku me detyrimin për t’i zbatuar ato.

Për tre ndërmarrje të tjera, D&L Administrim, Arlis Administrim dhe Safe Security Albania, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur zgjatjen e afatit të hetimit, sepse informacioni i mbledhur prej tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive. Por, në përfundim të hetimit, ky institucion nuk gjeti abuzim të pozitës dominuese nga këto kompani.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin ndaj shoqërive të shërbimit të internetit ASC (Tring) dhe Selcom pa gjetur prova të abuzimit me pozitën dominuese nga ana e tyre.

Në maj të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.

Hetimi i thelluar u hap nisur nga ankesat se disa prej shoqërive të administrimit të pallateve në Tiranë lejonin vetëm një numër të kufizuar operatorësh të shërbimit të internetit për të shtrirë infrastrukturën e rrjetit në pallatet e administruara prej tyre. Një sjellje e tillë e ndërmarrjeve të veçanta u provua edhe nga gjetjet e hetimit të thelluar.

Në disa raste, aksionerët e shoqërive të administrimit zotëronin paralelisht edhe shoqëri të shërbimit të internetit dhe shfrytëzonin pozitën si administratorë për të ofruar shërbim internet vetëm me kompanitë e tyre./ Monitor

kompanitë e internetit

Sondazh

Poll