Sport

Lamtumirë Papa Françesku!... Presidenti Duka & FSHF shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta e Atit të Shenjtë

Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

21 Prill 2025, 11:24 Nga DOSJA
Lamtumirë Papa Françesku!... Presidenti Duka & FSHF shprehin

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, një figurë frymëzuese dhe simbol i paqes dhe solidaritetit.

Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore. Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale:
“Lamtumirë Papa Françesku!

Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet.

Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll