Sport

Vdekja e Papa Françeskut: FIGC pezullon të gjitha garat e planifikuara për sot!

Përmes një note zyrtare, FIGC shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Papa Françeskut dhe shtyu të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot.

21 Prill 2025, 11:07 Nga DOSJA
Vdekja e Papa Françeskut: FIGC pezullon të gjitha garat e

ITALI - "Futbolli italian ndan me emocion dhimbjen e qindra miliona njerëzve për vdekjen e dhimbshme të Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut.

Një shembull i shkëlqyer i bamirësisë së krishterë dhe dinjitetit në vuajtje, ai u tregua gjithmonë i vëmendshëm ndaj botës së sportit dhe futbollit në veçanti, për të cilën ishte i pasionuar".

"Afërsia e tij njerëzore dhe shpirtërore me të sëmurët, të varfërit dhe të persekutuarit në mbarë planetin ishte dëshmia e tij më e thellë, një fener që do të ndriçojë brezat që do të vijnë.

Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona si besnik dhe dashamirës i lojës së futbollit". Kështu shprehu ngushëllimet e tij Gabriele Gravina, presidenti i FIGC-së për vdekjen e Papa Françeskut.

FIGC më pas njoftoi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve nga Seria A për amatore.

DEKLARATA E FIGC-së: “ FIGC, në marrëveshje me të gjithë komponentët federalë, pezullon të gjitha garat e planifikuara për sot, nga Seria A te ato amatore.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll