Sport

“Hajduk është më i rëndësishëm se unë”: Gattuso i shmanget pyetjes për të ardhmen e tij në Kroaci

Trajneri italian ka qenë subjekt i pyetjeve në rritje në lidhje me të ardhmen e tij te Hajduk, ndërsa sezoni po i afrohet fundit në të cilin klubi kroat është i barabartë me Rijekën me 56 pikë në krye të tabelës.

21 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA
“Hajduk është më i rëndësishëm se

KROACI - “Nuk është koha për të folur për këtë, e ardhmja e Hajdukut është më e rëndësishme se Gattusos. Do të ketë kohë për të folur për këto gjëra”…

Siç raporton Sportkse Novosti, trajneri i Hajdukut të Splitit, Gennaro Gattuso, iu shmang një pyetjeje që iu bë në lidhje me qëndrimin e tij të mundshëm në klubin ku po punon aktualisht, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Ish-mesfushori i AC Milan ka qenë subjekt i pyetjeve në rritje në lidhje me të ardhmen e tij në Hajduk, ndërsa sezoni po i afrohet fundit në të cilin klubi kroat është i barabartë me Rijekën me 56 pikë në krye të tabelës.

Më pas për lojtarët, ai shtoi: "Falë tyre jemi këtu ku jemi, në këtë pjesë të sezonit dhe kjo tregon shumë për ta, për cilësinë e tyre. Këtë ekip dhe këta lojtarë do t'i mbaj gjithmonë në zemër. Shpresoj se do t'ia arrijmë qëllimit tonë të përbashkët. Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë dhe këta lojtarë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll