Sport

De Bruyne i indinjuar: "Asnjë ofertë nga City, më befasoi. Ata thjesht vendosën"...

Belgu ka shprehur habinë e tij që nuk kishte parë asnjë përpjekje nga klubi për ta bërë atë të ndryshojë mendje

21 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA

De Bruyne i indinjuar: "Asnjë ofertë nga City, më befasoi.

ANGLI - Playmakeri i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, njoftoi në fillim të prillit se do të largohet nga klubi me të cilin ka fituar titull pas titulli (16 trofe që nga bashkimi me Wolfsburg në 2015), pas skadimit të kontratës së tij aktuale, më 30 qershor 2025.

Siç raportohet nga BBC, belgu shprehu habinë e tij që nuk kishte parë asnjë përpjekje nga klubi për ta bërë atë të ndryshojë mendje. Në të vërtetë ai nuk kishte pasur asnjë kontakt apo ofertë në këtë kuptim nga lart:

"Nuk kam marrë asnjë ofertë gjatë gjithë vitit, - shpjegon ai me një farë keqardhje, - ata thjesht morën një vendim. Natyrisht që isha pak i befasuar, por më duhet ta pranoj sa më mirë në nivelin tim. E kuptoj që klubet duhet të marrin vendime”.

Më pas ai rifilloi: "Ndjej se kam ende shumë për të dhënë. Natyrisht e di që nuk jam më 25 vjeç, por ende ndjej se mund ta bëj punën time. Jam i hapur për gjithçka. Më duhet të shikoj pamjen më të madhe.

Unë shikoj sportin, familjen, gjithçka së bashku, atë që ka më shumë kuptim për mua dhe familjen time. Më pëlqen të luaj futboll, sepse dua të ndiej se nuk mund të garoj. Ende ndihem sa herë që stërvitem se dua t’i mposht djemtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll