Sport

Fenerbahce 5 pikë prapa Galatasaray... Mourinho bën “sherr” me një gazetar…

“A kishte në fushë 10-12 vjeç, apo lojtarë amatorë? Ata janë të gjithë profesionistë. Në futboll, mungesa e lojtarëve nuk ka rëndësi."

21 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

Fenerbahce 5 pikë prapa Galatasaray... Mourinho bën

TURQI - Barazimi i bujshëm 3-3 i Fenerbahçes ndaj Kayserispor, me rikthime dhe kundërkthime dhe goli i fundit i mysafirëve që erdhi vetëm në minutën e 4-të të kohës shtesë: me këtë rezultat Galatasaray qëndron në +5 në krye të tabelës.

Golit të Civelekut në minutën e 7-të për Kayserisporin iu përgjigj goli i Taliscas në minutën e 36-të, më pas mysafirët kaluan sërish në epërsi me autogolin e Livakoviqit në minutën e 48-të. Skuadra e Mourinhos u rikthye me Saint-Maximin në minutën e 64-të dhe Talisca nga penalltia në minutën e 79-të, por në kohën shtesë erdhi goli i pabesueshëm i barazimit nga Sariaslan, në minutën e 94-të.

Pas ndeshjes, José Mourinho u zemërua kur iu bë një pyetje nga një gazetar gjatë intervistës së tij për beIN Sports Türkiye: “Kayserispor doli në fushë me 9 lojtarë të munguar për shkak të dëmtimeve”.

Portugezi u përgjigj: "Ju vazhdoni të më pyesni për lojtarët e munguar të Kayserispor. Më pyetët edhe para ndeshjes, cili është qëllimi juaj? A kishte në fushë 10-12 vjeç, apo lojtarë amatorë? Ata janë të gjithë profesionistë. Në futboll, mungesa e lojtarëve nuk ka rëndësi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll