Sport

Leicester bie, Van Nistelrooy: "E ardhmja? Po pres që klubi të ketë ide të qarta"

“Synimi është të vazhdoj ta drejtoj klubin".

21 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA
Leicester bie, Van Nistelrooy: "E ardhmja? Po pres që klubi të

ANGLI - Trajneri i Leicester City, holandezi Ruud van Nistelrooy foli për BBC Radio 5 Live, pas humbjes 1-0 ndaj Liverpool, me golin e vonuar të Alexander-Arnold që rezultoi vendimtar, i cili bëri që ‘Dhelprat’ të bien matematikisht me katër raunde të mbetura në Premier League.

Këto janë fjalët e tij: "Jam shumë i zhgënjyer që rënia e Leicesterit tani është e sigurt. Ne vazhduam të shpresonim dhe të luftonim, por në javët e fundit e kemi parë diferencën të zgjerohet.

Pastaj e shihni se po vjen, edhe nëse nuk u dorëzuam kurrë dhe e kemi zhvendosur vëmendjen tonë për ta përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Javët e ardhshme, detyra ime është të bëj gjithçka në interesin më të mirë të Leicester City”.

Për të ardhmen e tij, ish-sulmuesi holandez shpjegoi: "Unë jam duke pritur që klubi të ketë ide të qarta se si synon të vazhdojë. Objektivi është të drejtoj klubin. Më duhet të pres që klubi të shohë gjërat dhe pastaj të filloj nga atje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll