Aktualitet

Temperatura deri në 29 gradë, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 6 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta do të intensifikohet deri në 10 metra në sekondë.

21 Prill 2025, 07:25 Nga r.ll
Temperatura deri në 29 gradë, ja si pritet të jetë moti
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Sipas SHMU, dita do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta, që arrijnë deri në 29 gradë celsius. Edhe pse pritet që era të jetë e pranishme gjatë ditës, ajo do të mbetet në nivele të moderuara.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 6 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta do të intensifikohet deri në 10 metra në sekondë. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë.

moti 21 prill

Sondazh

Poll