20 Prill 2025, 14:45
Nga M.B
Jahti me te cilin transportoheshin emigrantet shqiptare
BRITANI- Kontrabandistët e dyshuar shqiptarë kanë përdorur një jaht për të fshehur emigrantët që ishin nisur për në Britaninë e Madhe. Mediat vendase shkruajnë se mjeti lundrues besohet të ketë lundruar nga Brest, Francë dhe u kap në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Newquay në Bregun Jugor.
Jahti duket të jetë një Beneteau Oceanis Clipper 343, i përshkruar në internet si një jaht lundrimi familjar dhe versionet e përdorura të së njëjtës varkë janë në shitje online për nga 50,000-80,000 £. Ka dy kabina, gjashtë krevate dhe një banjë.
Sipas mediave britanike, bandat kriminale gjejnë mënyra të reja për t’iu shmangur autoriteteve pasi një marrëveshje e shpejtë e kthimit çoi në një rënie të ndjeshme të mbërritjes së shqiptarëve me varka të vogla.
Ndër artikuj është përmendur dhe rasti kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur. Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. Bëhet me dije se 19 burrat dhe një grua janë arrestuar në pritje të largimit nga Britania e Madhe.
Sipas informacioenve, lidhur me ngjarjen, Bledar Bega, 44-vjeç, është akuzuar për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Ai u dërgua në paraburgim për t’u paraqitur në Truro Croën Court më 13 maj. Po ashtu, shqiptarët Florjand Lika, 30-vjeç dhe Romeo Zani, 32-vjeç, akuzohen për shkelje të urdhrave të dëbimit.
Të dy u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Magjistraturës Bodmin më 15 prill. Ata u dërguan në paraburgim për t’u paraqitur në Truro Crown Court për dënimin muajin e ardhshëm.
britani e madhe
Aktualitet
20 Prill 2025, 14:00
M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- Gjykata e Posaçme duket se nuk ka lëshuar asnjë masë sigurie për drejtuesin e Policis&e...
Aktualitet
20 Prill 2025, 13:50
M.B
Foto nga Himara
HIMARA- Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, po kremtojnë Pashkët. Ata kan&eum...
Aktualitet
20 Prill 2025, 13:27
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuat nga policia italiane, pasi u kap me mbi 40 kilogramë lënd&eum...
Aktualitet
20 Prill 2025, 12:16
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Tre persona janë arrestuar nga policia e Dibrës në Maqellarë. Sipas informacioneve të arrestruari...
Aktualitet
20 Prill 2025, 11:16
M.B
Foto ilustruese
KRETË- Katër persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë plagosur pas një sherri të dh...
Aktualitet
20 Prill 2025, 10:33
M.B
Aeroporti i Vlorës
VLORA- Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në Vlorë në vendin e tij të punës. S...
Aktualitet
20 Prill 2025, 10:16
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KRUJË- Një turist turk, 23-vjeçar, është arrestuar pasi dyshohet se pas një konflikti p...
Aktualitet
20 Prill 2025, 09:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 51-vjeçari Agustin Lleshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Kr...
Aktualitet
20 Prill 2025, 09:51
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 65-vjeçare ka ndodhur ditën e djeshme n...
Aktualitet
20 Prill 2025, 09:00
M.B
Mesha
SHQIPËRI- Besimtarët e katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës me meshat që...