Aktualitet

Aksident në Shkodër, automjeti përplas 61-vjeçarin me biçikletë

I aksidentuari është identifikuar si 61 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20 Prill 2025, 22:02 Nga I.A

Aksident në Shkodër, automjeti përplas 61-vjeçarin me

SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes”. Një automjet me drejtues 39-vjeçarin, ka përplasur një qytetar që udhëtonte me biçikletë. I aksidentuari është identifikuar si 61 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

aksident në shkodër

Sondazh

Poll