Aktualitet

Shpërthime të fuqishme në Sarandë, dy të rinj në pranga

Të ndaluarit janë një 10-vjeçar i lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., 17, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.

20 Prill 2025, 22:18 Nga DOSJA

Shpërthime të fuqishme në Sarandë, dy të rinj në

SARANDË- Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë. Pas hetimeve paraprake, efektivët kanë identifikuar dhe ndaluar dy të rinj që dyshohet se kanë hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Të ndaluarit janë një 10-vjeçar i lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., 17, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

 

Sondazh

Poll