Aktualitet

Historiani austriak: Shqiptarët mund të krahasohen vetëm me Baskët, ruajtën identitetin përmes gjuhës

Profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës theksoi se shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Evropë që e kanë ruajtur identitetin përmes gjuhës.

20 Prill 2025, 22:51 Nga I.A

Historiani austriak: Shqiptarët mund të krahasohen vetëm me

KOSOVË- Historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se shqiptarët mund të krahasohen vetëm me baskët e Spanjës për ruajtjen e identitetit përmes gjuhës.

Në një diskutim me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës theksoi se shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Evropë që e kanë ruajtur identitetin përmes gjuhës.

Edhe në rrethanat perandorake – në Romë, në Bizant dhe sidomos gjatë periudhës osmane – shqiptarët, apo protoshqiptarët, kanë ruajtur vazhdimësinë përmes gjuhë”, ka thënë Schmitt.

Ai nënvizoi se mungesa e burimeve të shkruara në lashtësi nuk e përjashton faktin që gjuha shqipe ka mbajtur rol kyç në identitetin etnik dhe kulturor të shqiptarëve ndër shekuj.

Schmitt shtoi se edhe vetë ndryshimi i emrit “shqiptar”, që vjen nga kuptimi “ai që flet qartë, i kuptueshëm”, është dëshmi e rëndësisë që ka pasur gjuha në ruajtjen e vetëdijes identitare. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e studimit të gjuhës jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim historik për të kuptuar mënyrën se si një popull e ka perceptuar vetveten në kontekste të ndryshme politike dhe kulturore.

Sondazh

Poll