Sport

VIDEO/ Bologna befason Interin, Orsolini rihap garën për Scudetton në Seria A…

Një goditje në minutën e 94-të nga anësori kuqeblu i jep Italianos tre pikët. Napoli në krye me zikaltrit me nga 71 pikë

20 Prill 2025, 20:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Bologna befason Interin, Orsolini rihap garën për Scudetton

ITALI - Bologna mposhti Interin 1-0 me një goditje nga koka të Orsolinit në minutën e 94-të, duke rihapur plotësisht garën për Scudetton dhe Champions League.

Në Dall'Ara, në një ndeshje me intensitet të lartë, por me pak emocione golash, u desh një lojë teknikisht spektakolare nga anësori kuqeblu për të thyer ekuilibrin dhe për t'i dhënë tre pikët skuadrës së Italianos, pas një rivënie në kohën shtesë.

Interi, i cili ishte i rrezikshëm vetëm nga këndi në pjesën e parë me Carlos Auguston dhe Bastonin, i lejoi Napolit të arrinte në krye të renditjes me 71 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll