Sport

Portieri i RB Leipzig e kaloi natën në spital, pas goditjes së rëndë që pësoi në kokë…

Peter Gulasci, i cili pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kokë gjatë barazimit 1-1 midis RB Leipzig dhe Holstein Kiel të shtunën, dha një përditësim nga spitali. Portieri hungarez ka një tronditje dhe një dëmtim të rëndë në veshin e djathtë dhe do ta kalojë natën nën vëzhgim.

20 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Portieri i RB Leipzig e kaloi natën në spital, pas goditjes së

GJERMANI - Lajme nga Peter Gulasci. Pasi u largua para kohe (67’) kundër Holstein Kiel këtë të shtunë (1-1) për ditën e 30-të të Bundesligës, portieri i RB Leipzig e kaloi mbrëmje në spital.

I shtrirë pas një përplasjeje të dhunshme me mbrojtësin slloven David Zec, hungarezi pësoi një tronditje dhe një dëmtim të rëndë në veshin e djathtë.

Klubi i tij njoftoi në mediat sociale se 34-vjeçari do ta kalonte "natën nën vëzhgimin e mjekëve për arsye të dukshme sigurie". 

Një dëmtim që të kujton atë që pësoi Jean-Philippe Mateta më 1 mars, në ndeshjen e FA Cup mes Crystal Palace dhe Milwall.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RB Leipzig (@rbleipzig)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll