Politike

Berisha nga Dibra: Optimizmi juaji, dëshmia më madhore e demokracisë!

Ai theksoi se prania e banorëve në këtë takim tregon një mesazh triumfi dhe fitoreje.

19 Prill 2025, 12:40 Nga N.F
Berisha nga Dibra: Optimizmi juaji, dëshmia më madhore e
Berisha

DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë në Dibër. Berisha gjatë fjalës së tij prezantoi se kandidatët për deputet të PD-së. 

Ai theksoi se prania e banorëve në këtë takim tregon një mesazh triumfi dhe fitoreje. Sipas tij optimizimi i dibranëve është dëshmia më madhore e demokracisë. Kryedemokrati gjithashtu u uroi besimtarëve festën e Pashkëve. Ai u shpreh se ngjallja është shpresa, përjetësia e jetës, e vlerave dhe e njeriut.

"Të dashur dhe të nderuar dibrane dhe dibranë, të pranishëm në këtë sallë, qindra të tjerë jashtë kësaj salle dhe të gjithë banorëve fisnikë të këtij qarku, Peshkopisë, Bulqizës, Matit, përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme.
Për këtë mesazh triumfi dhe fitoreje që ju u përcillni shqiptareve dhe shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i qarkut të Dibrës, të dashur kryetarë të degëve të PD në Peshkopi, Dibër dhe Mat, të dashur kandidatë për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Dibrës, bij dhe bija të shquar të këtij qarku, përfaqësues tuaj dinjitozë, krenari e vërtetë kombëtare për Dibrën, Bulqizën, Matin dhe mbarë Shqipërinë. Sot ky entuziazëm, ky optimizëm i juaji, dhe i gjithë qarkut, është dëshmia më madhore e pranverës dibrane të demokracisë. E fitores së 11 majit.

Sot ne mblidhemi ndërkohë që vëllezërit dhe motrat tona të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kudo që ndodhen, festojnë nesër ngjalljen e Krishtit, festojnë Pashkën. Le t’u urojmë nga zemra gëzuar festën. Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut," tha ai.

berisha diber

Sondazh

Poll