Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri zarfet me fletët e para të votimit nga diaspora

Administrata e KQZ do të nisë selektimin e tyre, nëse ka dëmtime në zarf dhe më pas do të ndahen sipas qarqeve përkatëse.

17 Prill 2025, 19:45 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri zarfet me
mberritja e zarfeve

TIRANË- Fletët e para të votimit nga diaspora kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Rreth 600 zarfe janë vendosur te Parku Olimpik, ku janë marrë në dorëzim nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe dy përfaqësuesit e PS dhe PD.

Administrata e KQZ do të nisë selektimin e tyre, nëse ka dëmtime në zarf dhe më pas do të ndahen sipas qarqeve përkatëse. I gjithë ky proces do të monitorohet me kamera.

Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit, e cila do të hapet më 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.

vota e diaspores

Sondazh

Poll