Aktualitet

Vrasja e Anselam Senajt në Londër/ Gjykata britanike dënon me burgim të përjetshëm autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, dy shokët e tjerë "shpëtojnë" me më pak vite burg

Pas vrasjes, Khan iku në Amsterdam, ku u arrestua nga policia holandeze më 4 dhjetor 2022. Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2023 për t’u përballur me gjyqin.

17 Prill 2025, 19:31 Nga N.F
Vrasja e Anselam Senajt në Londër/ Gjykata britanike dënon me
Autorët

ANGLI- Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me burgim të përjetshëm 24-vjeçarin, Muhammad Saqib Khan për vrasjen e Anselam Senajt në Londër. Senaj u godit me thikë teksa ishte ulur në pjesën e pasme të një taksie në lagjen Neuham më 11 nëntor 2022.

Sulmi ndodhi pasi taksia u fut në qoshe nga një automjet i vjedhur dhe në të cilin persona të maskuar sulmuan viktimën, sipas policisë lidhet me një konflikt brenda botës së drogës. 26-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend.

Pas vrasjes, Khan iku në Amsterdam, ku u arrestua nga policia holandeze më 4 dhjetor 2022. Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2023 për t’u përballur me gjyqin. Përveç Khanit, u dënuan edhe Muhamed Samiyul Miah, Ibrahim Naim dhe Zain Ali. Miah u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm, Ali me 14 vjet dhe Naim me 10.5 vjet burg.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës Britanike, sulmi ishte një atentat i planifikuar dhe i pamëshirshëm, me prova mjekoligjore si shenjat e veshjeve dhe të dhënat e telefonit që konfirmojnë përfshirjen e katër të dyshuarve. Detektivi Brett Hagen e quajti vrasjen “brutale dhe gjakftohtë” dhe theksoi se Senaj nuk kishte asnjë shans për të mbrojtur veten. Ai vlerësoi bashkëpunimin e shpejtë ndërkombëtar midis autoriteteve britanike dhe holandeze që çoi në arrestimin e Khan. Sipas Hagen, ky rast nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar.

vrasja e anselam senajt

Sondazh

Poll