Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali/ Në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë, policia sekuestron drogë dhe 51 mijë euro cash

Të dyshuarit, banorë të zonës së Pordenones, janë përgjegjës për blerjen dhe shitjen e një sasie të konsiderueshme kokaine.

17 Prill 2025, 19:19 Nga N.F
Operacion antidrogë në Itali/ Në pranga 6 persona, mes tyre edhe
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 6 persona. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një opeeracioni antidrogë. Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Policia ka sekuestruar 7 kg marijuanë, 150 gram kokainë, 100 gram hashash dhe 51 mijë euro cash.

Dje, Gjykata e Pordenones lëshoi masa sigurie dhe urdhra kontrolli ndaj gjashtë personave me kombësi dominikane, shqiptare dhe italiane. Masat u morën falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit. Ndaj tyre janë ngritur 64 akuza për atë që cilësohet si shoqatë kriminale e fokusuar në tregtimin e drogës.

Të dyshuarit, banorë të zonës së Pordenones, janë përgjegjës për blerjen dhe shitjen e një sasie të konsiderueshme kokaine. Prokuroria gjithashtu ka identifikuar rrezikun e përsëritjes së krimeve duke qenë se sjellja e gjashtë të dyshuarve ishte evidente gjatë gjithë hetimit.

Dy persona u kontrolluan dhe iu nënshtruan masave në Perugia falë kontributit të personelit lokal të Skuadrës Mobile. Një tjetër, i gjurmuar në shtëpinë e tij në Fontanafredda, do të duhet të raportojë periodikisht në selinë e Policisë Gjyqësore. I dyshuari i katërt që u gjet në shtëpinë e tij në Vajont u urdhërua të qëndronte në shtëpi. Për dy të tjerët, të cilët janë të pagjurmueshëm, do të kërkohet një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Masat janë rezultat i një veprimtarie hetimore të kryer nëpërmjet aktiviteteve të kontrollit territorial. E gjithë kjo na ka lejuar të identifikojmë një grup kriminal aktiv në provincën e Pordenones. Gjatë hetimeve u kryen shtatë arrestime në flagrancë dhe u konstatuan 1500 shitje droge.

policia italiane droge

Sondazh

Poll