17 Prill 2025, 18:51
Nga N.F
Fatmir Hoxha
LIBRAZHD- Një mësues ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si i akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy të miturave. Mësuesi Fatmir Hoxha ishte kallëzuar dy herë të tjera më parë nga familjarët e dy të miturave, 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte shpeshherë dhe i ngacmonte seksualisht.
Prokuroria e Elbasan ka nisur hetimet ndaj mësuesit për veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve. Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët në fjalë dhe prekje.
Për 55-vjeçarin, komuniteti kishte kërkuar largimin e menjëhershëm nga puna për shkak të këtyre sjelljeve te pahijshme. Pasi ndaj mësuesit është bërë kallëzimi i fundit në polici, ka tentuar të largohej nga vendi me avion por është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit.
Hoxha është mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas. Sipas njoftimit të prokurorisë mësuesi kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX. Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të mësuesit.
Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.
Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e tij i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij. Hoxha është kapur dje në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit të Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore. Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së tij, është proceduar me ndalimin e tij.
Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse. Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha. Grupi i posaçëm hetimor përbëhet nga prokurori Gëzim Spahiu.
fatmir hoxha
Aktualitet
17 Prill 2025, 18:45
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Prokuroria Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një personi me inicialet L.C. Këto pasuri dyshohet se janë arrit...
Aktualitet
17 Prill 2025, 18:26
N.F
Droga
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptarë. Mësohet se shqiptari po udhëtonte n&eu...
Aktualitet
17 Prill 2025, 17:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Dy...
Aktualitet
17 Prill 2025, 17:13
N.F
Gjadër
GJADËR- Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës s...
Aktualitet
17 Prill 2025, 16:42
N.F
Adriano Shabanaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me armë zjarri në një lokal në...
Aktualitet
17 Prill 2025, 16:32
N.F
Zjarri
RADHIMË- Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë n&eu...
Aktualitet
17 Prill 2025, 16:16
r.ll
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllana...
Aktualitet
17 Prill 2025, 16:10
N.F
Foto
TIRANË- Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur...
Aktualitet
17 Prill 2025, 14:47
M.L
Foto ilustruese
MILOT- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme, rreth orës 13:55 gjatë një konflikti të momentit mes ka...
Aktualitet
17 Prill 2025, 14:52
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani për takimin dhe njohjen me Behar Bajrin ...