Politike

"Kemi qenë në fije të perit!" Sulmet kibernetike/ Rama: Irani nuk është një hacker i lehtë, e kemi zbrapsur pa dëme të mëdha

Rama tha se Irani sulmoi me një përpjekje për të fshirë atë që ishte ndërtuar në 10 vite dhe shtoi se "kemi qenë në fije të perit".

17 Prill 2025, 11:13 Nga M.B
"Kemi qenë në fije të perit!" Sulmet kibernetike/ Rama:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e zhvilluar lidhur me “Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”. Rama foli dhe për sulmin kibernetik nga Irani për të cilin theksoi se nuk është një hacker i lehtë. Sipas tij ky sulm u zbraps pa dëme të mëdha. Rama tha se Irani sulmoi me një përpjekje për të fshirë atë që ishte ndërtuar në 10 vite dhe shtoi se "kemi qenë në fije të perit".

“Jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që BE do të fusë në funksion nuk e ka akoma, por parametrat janë të njohura. Për informacionin e të gjithëve, besoj e mbani mend që jemi sulmuar nga Irani, në një përpjekje për të fshirë atë që kemi ndërtuar në 10 vite dhe kemi qenë në fije të perit. Irani nuk është një hacker i lehtë, por nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital. E kemi zbrapsur sulmin pa dëme të mëdha.

Dhe vitin e kaluar kemi pasur 44 sulme serioze, dhe në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze, askush nuk di asgjë për to. Sepse sulmet që zbrapsen nuk bëjnë lajm, por këtu hyn edhe faktori i tretë që është agjencia e re që kemi ndërtuar për mbrojtjen kibernetike, që është një burrë në krye, Igli që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkëpunimi është baza e këtij suksesi dhe sot pavarësisht se nuk mund të bëjmë ekspozita me armët që kemi në dispozicion, por kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuara në Europë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll