Politike

Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike/ Rama: Dixhitalizimi i arkivave, një domosdoshmëri që të gjitha dokumentet të merren në kohë reale

Rama tha sot është krijuar një skuadër që i shërben shtetit dhe që është lider në treg sa i përket kapaciteteve të veta profesionale.

17 Prill 2025, 10:45 Nga M.B
Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike/ Rama: Dixhitalizimi i arkivave,
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e zhvilluar lidhur me “Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”. Rama tha sot është krijuar një skuadër që i shërben shtetit dhe që është lider në treg sa i përket kapaciteteve të veta profesionale.

Ai se për qytetarët janë dhënë 49 milionë shërbime. Gjithashtu Rama vuri theksin te domosdoshmëria e dixhitalizimit të arkivave që të gjitha dokumentet të merren në kohë reale.

"Është jo e lehtë të kthehesh mbrapa, ato pamje që ishin bardh e zi dhe që sot edhe për ne që i kemi përjetuar edhe në të përditshmen tonë duke sikur janë pamje të luftës së dytë botërore qenë realitet shumë i zymtë. Dixhitalizimi i arkivave është një domosdoshmëri që të gjitha dokumentet të merren në kohë reale siç do të merren 54 shërbime drejtpëdrejtë me vulë elektronike vetëm me një kërkesë zanore ndaj Diellës.

Ama nga ana tjetët janë 3.3 mln përdorues, pra praktikisht të gjithë shqiptarët janë aktivë brenda apo jashtë vendit, përdorin platformën dhe bizneset të gjitha  e përdorin platformën dhe prej vitit 2020 janë dhënë 49 shërbime. Tani parapërfytyroni 49 mln qëndrime në radhë, 49 mln kontakte sy më sy e vesh më vesh, frymë më frymë me shtetin nëpër sportele", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll