Politike

VIDEO/ Inteligjenca artificiale nuk pranon të përfshihet në fushatë elektorale/ Dështon AKSHI në prani të Ramës, “Diella” nuk bindet

Gjatë ditës së sotme, në një takim për prezantimin e punës IA-së në shërbimet publike digjitale, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit. 

17 Prill 2025, 10:46 Nga I.A
VIDEO/ Inteligjenca artificiale nuk pranon të përfshihet në
Mirlinda Karçanaj

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama prej kohës ka lajmëruar e shërbimet publike në Shqipëri do të jenë me Inteligjencën Artificiale. Gjatë ditës së sotme, në një takim për prezantimin e punës IA-së në shërbimet publike digjitale, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit. 

 

Teksa po prezantohej 'Diella', e cila do të ndihmojë qytetarët në platformën 'e-Albania', funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet. Kjo pasi në një moment, kryetarja e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj ka kërkuar një shërbim, por nuk e ka marrë atë. 

Në kohën kur drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj i ka kërkuar përmes vartësit “Diellës” një certifikatë familjare, nuk arriti ta merrte atë, pasi pati një bllokim të e-Albania-s.

Në këto momente, për të dalë nga situata, Karçanaj ka deklaruar se ndonjëherë gabon dhe 'Diella'. Ndërkohë që më vonë theksoi se ky është një projekt 'test' dhe jo projekti 'live' që ndodhet në e-Albania.

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll