Politike

"Të gjitha janë eliminuar bashkë me mortjen e korrupsionit!" Fuqizimi i AI në Shërbime/ Rama: Bëmë audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka prodhuar

Rama tha se vendi ynë konsiderohet si një vend lider në rajon për dixhitalizimin e shërbimeve publike.

17 Prill 2025, 10:54 Nga M.B
"Të gjitha janë eliminuar bashkë me mortjen e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e zhvilluar lidhur me “Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”. Rama tha se vendi ynë konsiderohet si një vend lider në rajon për dixhitalizimin e shërbimeve publike. Sipas tij kjo metodë ka bërë që të eleminohen të gjitha burokracitë përfshirë edhe fenomenin e korrupsionit.

"Të gjitha janë eliminuar bashkë me mortjen e korrupsionit endemik që ishte mortje që e persekutonte Shqipërinë në çdo sportel dhe hap. Nuk ekziston më. Ne kemi bërë audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka prodhuar ky transformim. 620 mln euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim dhe nga asgjësimi i radhëve dhe kursimi i kohës.

1 miliardë km rrugëtim, vajtje ardhje njerëzish për të marrë dokumentet. Ose 25 mijë xhiro rreth tokës. Ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 mln euro nga fakti që mund t’i marrin shërbimet nëpërmjet platformës dhe mund t’i marrin njësoj si këtu pa pasur nevojë të presin ditën kur të vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

edi ram

Sondazh

Poll