Politike

"Rezultatin do ta shkruaj në Kuç!" Rama: Marrim më shumë se 74 mandate, më duhet edhe pak kohë që ta kuptoj tamam

Ai u shpreh i bindur se diferenca e PS me opozitën do të jetë më e madhe që nga ’97, ndërsa shtoi se numri minimal i mandateve që do të marrin do të jetë më i madh se ata që kanë aktualisht.

17 Prill 2025, 10:01 Nga M.B
"Rezultatin do ta shkruaj në Kuç!" Rama: Marrim më
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkbisedimin me komentuesit në Facebook në rubrikë "Sy m'sy". Rama bëri edhe një parashikim për rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhje. Ai u shpreh i bindur se diferenca e PS me opozitën do të jetë më e madhe që nga ’97, ndërsa shtoi se numri minimal i mandateve që do të marrin do të jetë më i madh se ata që kanë aktualisht. Gjithashtu Rama foli dhe për sondazhet.

“Ne do të marrim më shumë mandate, sesa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, ku vendi ku i lë unë shkrimet, por më duhet edhe pak kohë që të kuptojmë tamam se ku jemi, por afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. Që të mos harroj sondazhisti i Donald Trump pashë që është kontaktuar nga Top Channel, e ka sjellë Latifi? Kush e ka sjellë, s’ka rëndësi, por di që, duke qenë se kam qenë ndjekës i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi që jepnin Kamalën përpara ose Trumpin mbrapa ngushtësisht dhe i doli fjala.

Deri tani s’kam parë ndonjë sondazh nga këto që dalin që kanë një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, por që duke qenë se ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal. Por që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi. Edhe nëse Latifi e ka sjellë sondazhistin, sado të përpiqet, nuk kanë shumë të pavendosur sot në Shqipëri dhe ishte ulur diferenca...diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll