Politike

Rama- komentuesit: Ne jemi qeveria dhe nuk bëjmë premtime elektorale! Ëndrra jonë është një, Shqipëria në BE

Kryeministri më tej theksoi se qëllimi kryesor është integrimi i Shqipërisë në BE, të tjerat janë historia dhe përralla pa vlerë.

17 Prill 2025, 09:07 Nga E. D
Rama- komentuesit: Ne jemi qeveria dhe nuk bëjmë premtime elektorale!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy” tha se qeveria nuk bën premtime elektorale. Rama theksoi se programet e prezantuara janë pjesë e planeve për zhvillimin e vendit dhe nuk përdoren për qëllime elektorale. Kryeministri më tej theksoi se qëllimi kryesor është integrimi i Shqipërisë në BE, të tjerat janë historia dhe përralla pa vlerë.

“Ne jemi qeveria, dhe ne nuk bëjmë premtime elektorale. Nuk kemi bërë as në 2021, as 2017 në aspektin e punëve, sepse në aspektin e punëve ne ndajmë informacione me publikun. Ëndrra jonë është një: Shqipëria në BE, të gjitha të tjerat janë përralla. Janë plane qeverisëse, nuk janë premtime elektorale”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll