Politike

"Ça ka mo?!" Incident audioje "pas kamerës" së Ramës gjatë bashkëbisedimit live, kryeministri: Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes

Ai e kaloi këtë situatë duke shpjeguar mes batutash se Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes dhe i papërfillur në të njejtën njësi kohe dhe vëmendje si Facebook.

17 Prill 2025, 08:41 Nga M.B
"Ça ka mo?!" Incident audioje "pas kamerës"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkbisedimin me komentuesit në Facebook në rubrikë "Sy m'sy". Teksa Rama fliste për votën e diasporës mesa duket stafit "i doli nga kontrolli" puna pas kamerave. Në transmetimin e tij u dëgjuan në dy momente në sfond disa tinguj muzike dhe Rama reagoi duke thënë "Ça ka mo?!". Ai e kaloi këtë situatë duke shpjeguar mes batutash se Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes dhe i papërfillur në të njejtën njësi kohe dhe vëmendje si Facebook.

"Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes dhe i papërfillur në të njejtën njësi kohe dhe vëmendje si facebook dhe ka të drejtë, ka shumë të drejtë, por nuk dua t'i shqetësoj miqt e instagramit se janë njëçikë më cool-era ata dhe e kanë njëçikë më ndryshe kodin e komunikimit megjithse te të sharat janë më të hidhur dhe më të shpejt kështu që s'ke ça u komenton", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll