Politike

"Jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm"/ Vota e diasporës, Rama: Duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj

Rama theksoi më tej se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE.

17 Prill 2025, 08:46 Nga E. D
"Jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy” bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rama theksoi më tej se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE.

“Tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotërimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, të shqiptarëve të Evropës dhe mbarë botës, dhe jetësimi po ndodh. Zarfet e KQZ po shpërndahen. Mesa kam parë procedura është thjeshtë dhe standarte.

Duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ, kini parasysh se vendoset. Në ditën e sotme në këtë moment historik duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat.

Më pas sipas dëshirës edhe një preferencë të vetme në të gjithë listën e emrave siopas qarqeve. Ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton në qarkun e vet. Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes...Nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e instagramit se janë më kullera dhe e kanë pak më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse te të sharat janë më të hidhur. Pra, me shumë kujdes udhëzimin e KQZ.”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll