Politike

“Hetuesit e BKH u goditën për shkak të detyrës”/ Klodiana Lala: Nëse Kapllanaj ka ndërhyrë për të marrë informacione në polici, duhet të merret në pyetje

Vetë Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar.

16 Prill 2025, 22:24 Nga r.ll
“Hetuesit e BKH u goditën për shkak të detyrës”/
kapllanaj, lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar ka replikuar me ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, lidhur me përplasjen e mbrëmjes së djeshme në Fier. E ftuar në "Open", Lala tha se me ndërhyrjen në sistem për identifikimin e targës së automjetit të hetuesve të BKH-së, kanë bërë shkelje të ligjit dhe për këtë duhet të merret në pyetje.

Vetë Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar. Kjo deklaratë ka shkaktuar përplasje në studio ku gazetarja Lala tha se, kjo do të thotë nënshtrim i policisë ndaj “të fortëve” në rrethe.

“E kanë zgjidhur fshatçe, për mua ai punonjës i policisë rrugore që ju ka informuar duhet të arrestohet”, tha gazetarja.

Pjesë nga replikat:

Klodiana Lala: Nëse punonjësi i policisë ka ndërhyrë në sistem, duhet arrestuar.

Agron Kapllanaj: Një prej njerëzve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai ka thënë se kjo targë nuk është e regjistruar. Ju shkoni bëni kallëzim penal dhe më pas ju vihen në dispozicion informacione.

klodiana lala agron kapllanaj

Sondazh

Poll