Politike

"Mund të prekë dhe zgjedhjet", Lala zbulon detaje nga incidenti i Fierit: Bëhet fjalë për një hetim që lidhet me një politikan të rëndësishëm…

Lala tha se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

16 Prill 2025, 22:31 Nga r.ll
"Mund të prekë dhe zgjedhjet", Lala zbulon detaje nga
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimi i BKH-së në Fier, ku ndodhi përplasja mes hetuesve dhe nipërve të ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj.

Lala tha në "Open" në News24, se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

“Mund të përfshijë krim të organizuar, politikë, ngjarje të rënda, nga ana tjetër mund të prekë dhe zgjedhjet. Përfshihet dhe një politikan i rëndësishëm. Por kjo ngjarje mund të ketë minuar deri diku ndjekjen e personazheve, pasi humbet elementi i befasisë. Pasi unë shkoj e bëj kontroll pasi dyshoj se mund të gjej prova që mund ti shërbejnë hetimit", tha Klodiana Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll