Politike

Agron Kapllanaj: Nuk ka patur goditje ndaj hetuesve të BKH-së! Shkak i konfliktit, filmimi i targës së mjetit të policisë

Kapllanaj tha se 4 agjentët e BKH kanë ngritur një dron pranë një subjekti dhe drejtori i kompanisë, duke mos i njohur kush janë iu ka filmuar targën e automjetit. 

16 Prill 2025, 21:48 Nga r.ll
Agron Kapllanaj: Nuk ka patur goditje ndaj hetuesve të BKH-së! Shkak i
agron kapllanaj

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier. Kapllanaj tha për emisionin "Open" në News 24 se 4 agjentët e BKH kanë ngritur një dron pranë një subjekti dhe drejtori i kompanisë, duke mos i njohur kush janë iu ka filmuar targën e automjetit. 

Sipas tij kjo ka qenë dhe shkaku i nisjes së konfliktit me ta, ku shton se drejtori ka thënë se agjentët e kanë sharë djhe kërcënuar nëse nuk fshinte foton. Pas kësaj, Kapllanaj ka treguar se janë nisur në drejtorinë e policisë për të bërë kallëzim. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë goditje. 

Agron Kapllanaj: Në këto 24-orë ka patur disa lajme dhe kam qenë i detyruar të sqaroj. Për shkak se kam qenë vetë prezent, kur personat në fjalë kanë qenë në biznesin e tim vëllai. Një makinë civile brenda me 4 persona, 1 zonjë me 3 zotërinj, kanë bllokuar parkingun dhe kanë ngritur një dron, pas 15 minutash janë rikthyer në të njëjtin vend. Roja ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Orjan Isufaj, dhe ka thënë se i kanë bërë përshtypje personat.

Ka ardhur drejtori dhe i ka pyetur, zonja ka thënë se duam të blemë një pronë. Drejtori thotë se nëse jeni të interesuar, gjeni vendin e duhur dhe ngrini dronin, pasi kjo pronë nuk është në shitje. Më pas drejtori i bën një foto targës së makinës pasi kemi menduar se janë njerëz të cilët mund të jenë të kategorive të ndryshme, por se dinim se ishin policë.

Filmuam pasi donim një provë se nëse do të kishim një ngjarje, mund të kishim një indicje. Kaq ka mjaftuar për ta thelluar situatën pasi ata persona i kërkojnë personit të fshijë foton, ai ma ka nisur mua dhe 2-3 njerëzve të mi. Personi që ishte në timon në rolin e shoferit e kërcënon dhe i thotë se nëse nuk e fshin s’e ke idenë se cfarë do të gjejë dhe nis ta shajë drejtorin dhe pronarin e kompanisë. Drejtori më merr në telefon dhe më thotë se po më kërcënonte, i detyruar unë zbres por ata largohen.

I ndodhur në këto kushte drejtori më thotë duhet të bëjmë kallëzim. Nisemi në drejtorinë e policisë aty kontaktoj oficerin e rojës dhe kërkoj të takoj një nga titullarët e policisë. Ata më thonë se kjo makinë është e policisë. Nipërit e mi i kanë kërkuar policisë ta verifikojnë këtë targë. Nuk i ka goditur asnjë prej personave

agron kapllanaj

Sondazh

Poll