Politike

Ralf Gjoni dorëzon në Kuvend nismën për ndryshimin e sistemit: Komisioni është i detyruar ta marrë në shqyrtim

17 Janar 2020, 18:49 Nga DOSJA
Ralf Gjoni dorëzon në Kuvend nismën për ndryshimin e

TIRANE- Nisma me 50 mijë firma për ndryshimin e sistemtit është dorëzuar zyrtarisht sot në Kuvend. Ishte deputeti Ralf Gjoni ai që depozitoi projekt-ligjin dhe realcionin shoqërues, e cila është ndërmarrë nga organizata Nisma Thurje.

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i cili ka firmosur ditën e sotme këtë relacion thotë se ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Në një reagim në Facebook, Gjoni shkruan se ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Sot, në cilësinë e Deputetit, kam firmosur dhe depozituar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin dhe relacionin shoqërues hartuar nga Nisma Thurje i cili mbështetet nga më shumë se 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në proporcional kombëtar me lista të hapura. Ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Përgjralf atë gjithë angazhimit tim politik kam besuar se deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe sot me rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarë kërkojnë të votojnë deputetin që duan të shohin në parlament. Ka ardhur koha që monopoli i bajraktarëve ndaj listave zgjedhore të marrë fund. Ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Ndaj dhe beteja jonë gjatë gjithë vitit të kaluar në Kuvend ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze madhore kombëtare. Ky ndryshim ligjor e realizon këtë aspiratë!”, shkruan Gjoni në Facebook.

Aktivistët e ‘Nisma Thurje’ kanë depozituar pak ditë më parë në Kuvend, një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku kërkojnë disa ndryshime të sistemit zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore.  Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e nismës dhe deputetët  Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë t’i rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndryshimi i sistemit zgjedhor nisma thurje ralf gjoni ndryshimi i sistemit zgjedhor nisma thurje ralf gjoni

Sondazh

Poll