Politike

Ambasadorja e re e SHBA vjen në Shqipëri, pritja e parë për politikën… më 30 janar

17 Janar 2020, 17:06 Nga DOSJA
Ambasadorja e re e SHBA vjen në Shqipëri, pritja e parë për

TIRANË- Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, do mbërrijë në Tiranë në datën 30 janar, ku do ketë dhe pritjen e parë. Sipas informacioneve që ka siguruar Dosja.al, Kim mbërrin në 30 janar dhe ftohen dhe përmes një njoftimi kërkohet që diplomates së re ti bëhet një pritje sa më miqësore.

Në pritje të mbërritjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, me mirësi “ruajeni datën” për një pritje sa më mirëseardhëse, të enjten, 30 janar në 17:30. Ftesat do të dërgohen me email në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim në datën 9 janar bëri betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Zonja Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

KARRIERA DIPLOMATIKE

Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja e re e shba ne tirane vjen ambasadorja e shba ne tirane yuri kim ambasadorja e re e shba ne tirane vjen ambasadorja e shba ne tirane yuri kim

Sondazh

Poll