Sport

Huazimi i tij ka dështuar, Bayern vendos të rikthejë lojtarin e sulmit

17 Janar 2020, 15:06 Nga DOSJA
Huazimi i tij ka dështuar, Bayern vendos të rikthejë lojtarin e

Bayern e ka ndarë mendjen. Ivan Perisic nuk do të vijojë në Mynih. Ai është ende në pronësinë e Interit dhe bavarezët do ta rikthejnë kroatin në Milano.

Perisic iu bashkua rekordmenëve të Bundesligës vetëm në javën e fundit të merkatos së verës. Antonio Conte raportohej se e preferonte si lojtar, por ai vendosi të rikthehej në Gjermani, ku deri tani nuk ia ka dalë.

30-vjeçari ishte një kërkesë e ish-trajnerit të Bayernit, Niko Kovac, ndërsa tani në Mynih drejton Hansi Flick. Bayern ka paguar 5 milionë € për huazimin e kroatit deri në qershor dhe nuk do e ushtrojë opsionin e blerjes së tij për 20 mln euro të tjera.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern merkato perisic bayern merkato perisic

Sondazh

Poll