Sport

As Mavraj, as Ajeti! Tirana e gjen mbrojtësin në Kinë

17 Janar 2020, 11:54 Nga DOSJA
As Mavraj, as Ajeti! Tirana e gjen mbrojtësin në Kinë

TIRANË– Tirana prej kohësh është vënë në lëvizje për një mbrojtës, bardheblutë kërkojnë një staturë të fortë për t’i garantuar kështu stabilitet në prapavijë.

Në orët e fundit është përfolur për Ajetin, por një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga drejtuesit e Tiranës të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakt me lojtarin.

Qëllimi i drejtuesve është një tjetër mbrojtës. Aktualisht presidenti Refik Halili është duke punuar për të afruar Albi Allën.

Ish-mbrojtësi i Kukësit aktivizohet në Kinë, por drejtuesit po punojnë për të risjellë në Shqipëri 26-vjeçarin.

Mësohet se palët janë shumë pranë gjetjes së një akordi, megjithatë duhet pritur edhe përgjigja e klubit ku ai aktivizohet Shaanxi Chang’an.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajeti albi alla mavraj refik halili shaanxi chang’an tirana ajeti albi alla mavraj refik halili shaanxi chang’an tirana

Sondazh

Poll