Inter “boshatis” Premier League-n, zikaltërit të pandalshëm në merkato!
17 Janar 2020, 11:27Nga DOSJA
ITALI– Klauzolat e vendosura në marrëveshjen me mbrojtësin sigurojnë Interin që nuk do të ketë probleme dhe blerja e kartonit të tij përfundimisht nga Roma do të bëhet vetëm nëse ai arrin të zbresë në fushë për një numër të caktuar ndeshjesh. Pasi është mbyllur ky diskutim, tani zikaltërit do të marrin me radhë situatën në dorë sa u përket afrimeve të tjera.
Mediat italiane raportojnë se Ashley Young po kryen vizitat mjekësore në Milano dhe pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Interit.Kontrata e tij parashikohet të jetë 18-mujore.
Manchester United ka pranuar të lërë të lirë futbollistin 34-vjeçar pasi Interi ka rënë dakord që të paguajë 1,5 milionë euro në arkat e “djajve të kuq”.Ndërkohë, në Milano gjendet menaxheri i Eriksen, i cili do të diskutojë transferimin e tij që në janar. Ausilio ishte dje në Londër ku ka negociuar pagesën e futbollistit, pasi Totenhem kërkon 20 milionë euro e ai ka arritur të ulë këtë shifër deri në 15 milionë euro.
Në fund, qershia mbi tortë është Olivier Giroud, sulmuesi që Conte kërkon për t’i dhënë frymëmarrje Lukakut.Pas tyre, do ta kenë radhën largimet, me Vecino dhe Lazaro që pas Politanos kanë bërë gati valixhet për t’i dhënë lamtumirën skuadrës milaneze në kërkim të një destinacioni të ri.
E.Ç/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit. Mbrojtësi që disa vite më parë do të ishte pjesë e Partizanit, ka arritur në majën më të lartë t...
TIRANË– Stadiumi i ri i kryeqytetit do të presë një tjetër ndeshje të Kategorisë Superiore. Pas derbit të kryeqytetit, luajtur një muaj më parë, një tjetër...
Roma sot e ka patur të lehtë për të mposhtur Parmën (2-0) dhe ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Verdhekuqtë më tej do të ndeshen me kampionët...
Koço Kokëdhima këtë të enjte nuk ka folur në media si kryetar partie, por si presidenti i klubit të futbollit Apolonia. I ftuar në emisionin “Pressing” n...
Nesër do të shohim dy lojtarë shqiptarë te Napoli! Pas Elseid Hysajt, lojtari i radhës i napolitanëve do të jetë Amir Rrahmani, i cili do të kryejë vizitat mjek...
“Sekreti i Gareth Bale janë fasulet”. Nuk është shaka, por deklaratë e dhënë nga ish-futbollisti Peter Crouch.Ky i fundit ka qenë shok skuadre me uellsianin kur...
SPANJË- Luisa Kremleva është modele ruso-spanjolle, ndaj së cilës është lëshuar urdhër arrest nga gjykata spanjolle për mashtrim. Në vitin 2017, ajo denonc...
TURQI- Tirana prej ditësh ndodhet në Antalia të Turqisë, aty ku kryeqytetasit po zhvillojnë fazën përgatitore. Klubi prej kohësh është në kërkim të një qendërmb...
Manuel Neuer nuk do të jetë plan B i Bayern-it dhe duket se ka vendosur të largohet nga Bundesliga. Kapiteni i ekipit gjerman nuk e ka pritur mirë akordin e bav...