Sport

FSHF i tregon “faturën” Kukësit për ndeshjen që do të luhet në “Air Albania”, ja sa do paguajë klubi verilindor

17 Janar 2020, 09:20 Nga DOSJA
FSHF i tregon “faturën” Kukësit për ndeshjen që

TIRANË– Stadiumi i ri i kryeqytetit do të presë një tjetër ndeshje të Kategorisë Superiore. Pas derbit të kryeqytetit, luajtur një muaj më parë, një tjetër ndeshje e rëndësishme që do të zhvillohet në“Air Albania”.

Kukësi ka gjetur dakordësinë me FSHF-në, për të zhvilluar aty ndeshjen e javës së 19-të kundër Partizanit.

Fundjava e ardhshme pritet të ndezë atmosferën, me dy klubet që janë pranë njëra-tjetrës në klasifikim.Kostoja që një klub duhet të paguajë për të marrë të drejtën e zhvillimit të takimeve si organizatore është 20 milion lekë (të vjetër), tarifë standarte kjo për ekipet e Kategorisë Superiore.

Ky do të jetë një test për Kukësin, që si organizatore dhe pritëse e takimit ka të drejtën të ketë më shumë vende për tifozerinë e vet. Kukësi do të ketë një ndeshje “test” ndaj Partizanit, për të provuar edhe nivelin e arkëtimeve në këtë stadium dhe se sa tifozë do të afrojë në stadiumin modern.

Për cilindo klub që kërkon të shmangë pagesën “afrofe”, mund të pranojë që të japë 20-30% të arkëtimeve nga shitja e biletave. Por, edhe në këtë rast, shoqëria që ka në administrim stadiumin kërkon që minimalja e mundshme të jetë vlera e 20 milionë lekëve (të vjetër).

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium fshf kukesi air albania stadium fshf kukesi

Sondazh

Poll