Sport

Zbulohen mesazhet mes Bonuccit dhe kapo-ultras: Do të përdorim si pretekst për të sulmuar klubin

17 Janar 2020, 14:57 Nga DOSJA
Zbulohen mesazhet mes Bonuccit dhe kapo-ultras: Do të përdorim si

ITALI- Në verën e vitit 2017-të, Bonucci bëri një lëvizje që i habiti të gjitë. Qendërmbrojtësi u transferua nga Juventus te Milan duke u graduar edhe si kapiten tek skuadra kuqezi. Vetëm një vit më vonë, aventura e tij në Milano nuk shkoi mirë dhe u rikthye edhe një herë në Torino, pikërisht te Juventus. Megjithatë, disa tifozë  nuk e falën menjëherë Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.

Për këtë arsye, policia dispononte disa mesazhe mes Bonuccit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident. “Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që t’a sqaroj se si shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonucci liderit të grupit të tifozëve “Viking”, Fabio Trinchero. “Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur tifozi. Sipas hetimeve të policisë, Bonucci më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar.

“Ai tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si preteks për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”. Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të Corriere dello Sport, në telefonin e Bonuccit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzagli, Claudio Marchisio dhe Federico Bernardeschi pas kthimit të tij.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus leonardo bonucci mesazhet me tifozet ultrasit e juves juventus leonardo bonucci mesazhet me tifozet ultrasit e juves

Sondazh

Poll