Bota

Barrot: Po shqyrtojmë përgjigjen ndaj Algjerisë pas dëbimit të 12 punonjësve të ambasadës franceze!

Urdhri i Algjerisë për dëbimin e stafit të ambasadës franceze erdhi një javë pasi Barrot përfundoi një vizitë zyrtare në Algjeri ku u takua me Tebboune.

14 Prill 2025, 17:36 Nga N.F
Barrot: Po shqyrtojmë përgjigjen ndaj Algjerisë pas dëbimit
Foto ilustruese

FRANCË- Franca po shqyrton përgjigjen e saj pasi Algjeria urdhëroi dëbimin e 12 punonjësve të ambasadës pas arrestimit të një zyrtari të konsullatës algjeriane në Paris për përfshirje të dyshuar në rrëmbimin e një influenceri të TikTok.

Algjeria u ka dhënë përfaqësuesve francezë 48 orë për t'u larguar nga vendi, një veprim që ka çuar deri në pikën e thyerjes marrëdhëniet tashmë të acaruara mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka paralajmëruar se nëse dëbimet vazhdojnë, Parisi do të detyrohet të përgjigjet menjëherë.

Influencuesi, Amir Boukhors është një kritik i presidentit algjerian, Abdelmadjid Tebboune, dhe ka më shumë se një milion abonentë në TikTok. Ai jeton në Francë që nga viti 2016 dhe iu dha azil politik në vitin 2023. Algjeria ka lëshuar nëntë urdhër-arreste ndërkombëtare kundër tij me akuza për mashtrim dhe terrorizëm, por Franca refuzon ta ekstradojë.

Në prill 2024, Boukhors u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Val-de-Marne, në jug të Parisit, duke i thënë televizionit France 2 në një intervistë të mëvonshme se ai u prangos dhe u fut në një makinë nga katër burra që mbanin shirita policie. Ai pretendoi se ishte droguar dhe mbajtur në një "kontejner" për më shumë se 24 orë përpara se të lirohej në orën 3 të mëngjesit. 

Tre burra u arrestuan dhe u vunë nën hetim të premten për "rrëmbimin, mbajtjen dhe ndalimin arbitrar" të Boukhors. Prokurori kombëtar anti-terrorist i Francës konfirmoi se një nga të arrestuarit punon për konsullatën algjeriane në Créteil, në juglindje të Parisit. Urdhri i Algjerisë për dëbimin e stafit të ambasadës franceze erdhi një javë pasi Barrot përfundoi një vizitë zyrtare në Algjeri ku u takua me Tebboune.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Parisit dhe Algjerit kanë qenë të tensionuara që nga korriku i kaluar, kur Franca mbështeti një plan maroken për t'i dhënë autonomi Saharasë perëndimore kundër kryengritësve të mbështetur nga Algjeria që duan pavarësi të plotë për territorin e diskutueshëm. Parisi ka akuzuar Algjerinë se ka refuzuar të marrë përsëri shtetasit e saj të urdhëruar të largohen nga Franca dhe që konsiderohen si një kërcënim sigurie. Si hakmarrje, Franca ka kërcënuar se do të ulë numrin e vizave që u jepen algjerianëve.

barrot france

Sondazh

Poll