Bota

"Zelenskyy dhe Biden lejuan fillimin e luftës në Ukrainë"/ Trump: Unë nuk kam të bëj me këtë, por do punoj të ndaloj vdekjet dhe shkatërrimin!

Në një postim të hënën, Trump shkroi se Zelenskyy dhe mashtrues Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme për të lejuar që kjo luftë të fillonte pavarësisht faktit se kishte shumë mënyra që ajo të mos fillonte. Ndërsa për presidenti Vldimir Putin, Trump tha vetëm fjalë të mira.

14 Prill 2025, 17:17 Nga E. D
"Zelenskyy dhe Biden lejuan fillimin e luftës në
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin që ka shprehur shumë herë në të kaluarën, se po të ishte president nuk do të kishte lejuar fillimin e luftës në Ukrainë, por këtë herë fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim të hënën, Trump shkroi se Zelenskyy dhe mashtrues Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme për të lejuar që kjo luftë të fillonte pavarësisht faktit se kishte shumë mënyra që ajo të mos fillonte. Ndërsa për presidenti Vldimir Putin, Trump tha vetëm fjalë të mira.

"Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Bidenit, jo e imja. UNE NUK KAM TË BËJ ME KËTË LUFTË, POR PO PUNOJ ME ZULL TË NDALOJ VDEKJEN DHE SHKATËRRIMIN. Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të kishin qenë të rreme dhe në shumë mënyra, kjo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Presidenti Zelenskyy dhe mashtruesi Joe Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar që kjo travesti të fillonte. Kishte shumë mënyra për të parandaluar fillimin e tij. Por kjo është e kaluara. Duhet ta ndalojmë tani dhe shpejt. SHUMË E TRISHTUAR!" shkruan Trump. 

Dje, Donald Trump e përshkroi sulmin me raketa që vrau të paktën 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë në Sumy, në verilindje të Ukrainës, si të tmerrshë", por pa denoncuar në mënyrë eksplicite Rusinë. 

"Unë mendoj se është e tmerrshme. Unë u informova se ata kishin gabuar. Por unë mendoj se është një gjë e tmerrshme," u tha kreu republikan gazetarëve në Air Force One.

I pyetur për këtë gabim, Trump u përgjigj: “Ata bënë një gabim (...) duhet t’i pyesni ata”, pa sqaruar se kujt i referohej.

lufta ukraine-rusi donald trump

Sondazh

Poll