Bota

Vite më parë dogji flamurin e BE-së/ Boris Bratina pritet të jetë Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë

Por sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili në takimin e mbajtur më 24 mars 2009 në Beograd, me rastin e 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, i vuri flakën flamurit të Bashkimit Evropian.

14 Prill 2025, 16:05 Nga E. D
Vite më parë dogji flamurin e BE-së/ Boris Bratina pritet të
Boris Bratina

SERBI- Kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar. Bëhet e ditur se në listën e dorëzuar është edhe Boris Bratina, si propozim për ministrin e ri të Informacionit dhe Telekomunikacionit. Konkretisht bëhet fjalë për njeriun i cili në takimin e mbajtur më 24 mars 2009 në Beograd, me rastin e 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, i vuri flakën flamurit të Bashkimit Evropian.

“Ose jeni serbë dhe kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose jeni kundër Serbisë. Tani do t’ju tregojmë se çfarë nënkuptojmë me anëtarësimin në BE… Serbi, Rusi, ne nuk kemi nevojë për Bashkimin! Poshtë qeveria kukull serbe! Serbia dhe Rusia gjithmonë bashkë! Rrofshin serbët!”, kishte bërtitur Bratina.

Ai lindi në Beograd më 25 gusht 1960, ku kreu të gjithë arsimin e tij formal, nga shkolla fillore deri në doktoraturën në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Beogradit. Më parë, ai ishte student i lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Beograd, në drejtimin e Fizikës Teknike dhe Departamentit të Inxhinierisë Bërthamore.

Ndryshe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 6 prill ia ka besuar mandatin për formimin e Qeverisë së re endokrinologut dhe profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut. Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviç nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviç, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët që nga fundi i nëntorit 2024 po bllokojnë dhjetëra fakultete në gjithë Serbinë.

gjuro macut boris bratina

Sondazh

Poll