Bota

Tragjedia në Koçan/ 48 persona vijojnë kurimin jashtë Maqedonisë së Veriut, dy prej tyre në gjendje kritike! 9 pacientë të shtruar në Shkup

Pacientja e parë që është dërguar jashtë vendit e cila ka qenë në gjendje të vështirë shëndetësore është kthyer në vend.

14 Prill 2025, 16:06 Nga r.ll
Tragjedia në Koçan/ 48 persona vijojnë kurimin jashtë
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Nga zjarri i rënë në diskotekën "Puls" në Koçan, 48 persona u dërguan për kurim jashtë Maqedonisë së Veriut. Nga këto, dy prej tyre vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike, të cilët janë të intubuar dhe kanë dëmtime në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, por rreziku nga infeksionet mbetet. Bëhet me dije se në Shkup po trajtohen 9 pacientë. 

“Sot, në Shkup gjithsej trajtohen 9 pacientë, prej të cilëve vetëm dy janë në Qendrën Klinike, edhe atë në Kirurgjinë Plastike, një pacientë në spitalin 8 Shtatori, katër janë në spitalin e përgjithshëm të qytetit, dhe dy pacientë janë në një spital privat…3:36 Ditët në vijim presim që edhe disa pacient të kthehen, sot kthehet një pacient prej Hungarie”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Pacientja e parë që është dërguar jashtë vendit e cila ka qenë në gjendje të vështirë shëndetësore është kthyer në vend. Ajo është në gjendje të qëndrueshme por do të mbetet e shtruar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ajo është ndër të parat që është dërguar jashtë shtetit, është kthyer në gjendje stabile. Nesër planifikohet një intervenim i vogël kirurgjik për trajtimin e plagëve, për të cilët ka nevojë akoma për mjekim dhe të gjitha parametrat tjerë i presim pasi ajo ka qenë më kritike dhe ka pasur komplikime gjatë shërimit. Pra është një ndër pacientët më kritik që është kthyer dhe shpresoj kur të gjitha analizat janë mirë ta lëshojmë për shërim shtëpiak”, u shpreh Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.

Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 60 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë. 

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll