Politike

Emigrantët shqiptarë votojnë për herë të parë, nisen sot zarfet me materialet zgjedhore

Pasi ka përfunduar përgatitja e zarfeve në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, sot do tu dërgohen emigrantëve shqiptare. 

14 Prill 2025, 08:51 Nga I.A
Emigrantët shqiptarë votojnë për herë të
Foto Ilustruese

TIRANË- Materialet e para zgjedhore për diasporën pritet që të nisën e ditën e sotme. Pasi ka përfunduar përgatitja e zarfeve në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, sot do tu dërgohen emigrantëve shqiptare. Materialet e para që u dërguan ishin ato të qarqeve Dibër dhe Berat, ndërsa nga sot dhe në vijim çdo ditë në mëngjes posta do të dërgojë fletët e votimit jashtë vendit.

Procedura përgatitore përfshin vulosjen e fletës së votimit, futjen e saj në një zarf të anonimizuar, më pas vendosjen në një zarf të dytë që përmban të dhënat e koduara të votuesit. Bashkë me zarfin B, në pakon përfundimtare përfshihen edhe një udhëzues për mënyrën e votimit, një listë me kontaktet e korrierëve ndërkombëtarë, si dhe një zarf kthimi për rikthimin e votës drejt KQZ-së.

Zarfet me votat e diasporës pritet të fillojnë të kthehen në KQZ nga mesi i javës së ardhshme, ndërsa numërimi do të bëhet më 11 maj, në të njëjtën ditë me votimin brenda vendit.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll