13 Prill 2025, 19:30
Nga N.F
Foto ilustruese
SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës. MPJ-ja serbe thekson se ky vendim është marrë në rrethana të “pasigurisë dhe mungesës së legjitimitetit të pushtetit” në Sudan, duke nënvizuar se një situatë e tillë nuk e lejon një qeveri të marrë vendime të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Ky vendim përbën një shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë, ku gjithashtu theksohet se është i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me ndikim të madh në raportet mes shteteve, sidomos në çështje që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Serbia i ka bërë thirrje autoriteteve sudaneze që ta rishqyrtojnë këtë vendim, duke theksuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e situatës. MPJ-ja serbe, duke iu referuar rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thekson se njohja e Kosovës nga Sudani jo vetëm që bie ndesh me normat ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në Ballkan.
Në fund të reagimit, Serbia i ka drejtuar një apel edhe bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetjen e dialogut si “e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e Kosovës”.
Sudani është bërë tani shteti i 119-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet. Serbia e dënoi vendimin e Kenias për ta njohur Kosovën dhe tha se ai mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Beogradit me shtetin afrikan.
kosova sudan serbia
Politike
13 Prill 2025, 18:40
N.F
Takimi
ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Brescia ka folur në lidhje me programin e tij PD-së. Berisha u shpreh se programi...
Politike
13 Prill 2025, 18:32
A.Ll
Sali Berisha me Chris LaCivita
Itali - Në një takim të ngrohtë me emigrantët shqiptarë në Breshia, Itali, kreu i Partis&...
Politike
13 Prill 2025, 18:16
N.F
Berisha
ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në B...
Politike
13 Prill 2025, 17:59
N.F
Berisha
ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia &...
Politike
13 Prill 2025, 17:38
N.F
Berisha
ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. Berisha gjat&eum...
Politike
13 Prill 2025, 17:33
N.F
LaCivita
ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë n&eu...
Politike
13 Prill 2025, 16:47
N.F
Takimi
ITALI- Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Breshia ku do po zhvillonnjë takim me emigrantët shqipta...
Politike
13 Prill 2025, 16:33
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
Itali - Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, bëri thirrje për një ...
Politike
13 Prill 2025, 16:34
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano, iu drejtua demokratëv...
Politike
13 Prill 2025, 16:22
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrë...