Politike

"U përpoq të mbulojë dështimin me valle", Berisha ironizon çeljen e fushatës së PS-së: U tundi shqiptarëve pasaportën europiane, 11 maji është fundi i tyre

Ai më tej u shpreh se socialistët e Tiranës e lanë Ramën në vetmi dhe se u treguan patriotë. Sipas tij Rama u përpoq të mbuloj dështimin me valle.

13 Prill 2025, 18:16 Nga N.F
"U përpoq të mbulojë dështimin me valle", Berisha
Berisha

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Brescia ka folur në lidhje me çeljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se çeljen e fushatës e bëri me persona të cilët i cilësoi si të shkretë dhe që janë që nga koha e PPSH-së.

Ai më tej u shpreh se socialistët e Tiranës e lanë Ramën në vetmi dhe se u treguan patriotë. Sipas tij Rama u përpoq të mbuloj dështimin me valle. Ai theksoi se programin e mbyllën me vallen e hajdutit por kjo sipas tij do të përfundojë më 11 maji. 

"Të dashur miq! Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Ai hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti, që nga koha e Partisë së Punës, gjer sot. Dua të falënderoj në emër tuaj, socialistët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës. Të falënderoj punonjësit e administratës që e lanë atë në vetminë më të madhe. Jeni treguar patriotë, ju garantoj se programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.

Ai u përpoq të mbulojë dështimin me vallen e ministreshave të tij, të stolisura sikur të ishin sulltanesha të Zululandit me aksesorë e xhingla mingla nga më të kushtueshmet. Shifni vetë.
Në të gjithë fjalën e tij, fjala qytetar nuk ekziston. Hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit duke u thënë shqiptarëve, se u kemi vjedhur dhe do tu vjedhim dhe u them unë sot, 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret. Të dashur miq! U tundi dje shqiptarëve dje dhe sot, pasaportën evropiane.

Pasaporta evropiane e Edi Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës, ka fytyrën e tij, ka fytyrën e Erion Veliajt, fytyrën e Lefter Kokës, fytyrën e Irgys Çyrbes, ka fytyrën e Safet Bajrit, ka fytyrën e Suel Çelës, ka fytyrën e bandave, e hajdutëve më të mëdhej në Europë. Pasaporta e tij është mashtrimi i fundit që nuk shqiptar që e beson. Mos harroni kurrë se në këto 10 vite, 1 mln shqiptarë morën pasaportën Europiane, por vetëm duke u larguar nga Edi Rama dhe Shqipëria. Ndaj dhe ti japim atij përgjigjen që meriton me 11 maj. Ju bëj thirrje ju që jeni në këtë sallë, të gjithë qytetarëve shqiptarë në Itali dhe kudo që janë, të ulen të bisedojnë me çdo shqiptar që është regjistruar për të votuar, të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë 1-shin. Ne jemi 1-shat. (Noi siamo uno) Është numri i diellit! Është numri i fitimtarëve, Është numri i atdhetarëve, Është numri i shqiptarëve, Është numri juaj, Është numri i fatit të Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore! on," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll