Politike

Nuk ndalet asfalti elektoral në Durrës/ Kandidati i PS-së, Indrit Gjoka promovon "premtim e mbajtur", ndan pamje nga rruga e saposhtruar (FOTO)

Kjo faktohet dhe thuhet vetë nga kandidatët të cilët promovojnë punën e kryer në periudhë fushate teksa kanë nisur shtrimin e rrugëve.

13 Prill 2025, 21:31 Nga N.F
Nuk ndalet asfalti elektoral në Durrës/ Kandidati i PS-së, Indrit
Indrit Gjoka

DURRËS- Çelja e fushatës elektorale e 11 majit mesa duket ka mobilizuar bashkitë dhe kandidatët për të mbajtur premtimet e dhëna. Kjo faktohet dhe thuhet vetë nga kandidatët të cilët promovojnë punën e kryer në periudhë fushatë teksa kanë nisur shtrimin e rrugëve.

Kandidati për qeputet i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Indrit Gjoka në një postim në Instagramin e tij ka publikuar një foto nga një rrugë e sapo shtuar. Gjoka e ka shoqëruar foton me shkrimin "premtimi i dhënë, premtimi i mbajtur".

Nuk dihet se kur është dhënë ky premtim, në fillim të mandati të kaluar dhe e kanë vënë në zbatim tashmë që janë në fushatë dhe u nevojitet vota e qytetarëve apo tani që "litari" është shtrënguar dhe duhet të grumbullojnë votat për të arritur shifrat e vendosura objektiv.

"Premtim i dhënë premtim I mbajtur! Nje zonë e cila më ka mbështetur dhe ka besuar gjithmonë tek unë dhe tek Partia Socialiste e Shqipërisë . Ndihem shumë i lumtur që filluan punimet per asfaltimin e 3 rrugëve në zonën e Shkozetit dhe Durrësit të Ri. Së bashku drejt fitores së 11 majit," shkruan Gjoka.

Kjo është një shkelje e ligjit pasi është aslfat elektoral i përfunduar gjatë fushatës së zgjedhjeve. Rast i cili duhet të shqyrtohet nga SPAK. Ky nuk është rasti i parë në Durrës pasi në fillim të muajit prill, Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit një muaj para zgjedhjeve të 11 majit. PD bëri me dije se ka kallëzuar në SPAK kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako ndërsa theksuan se me udhër të saj po hidhet asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin në zonën mes Durrësit të ri dhe Shkozetit.

Nuk ndalet asfalti elektoral në Durrës/ Kandidati i PS-së, Indrit

ps zgjedhjet e 11 majit asfalt elektoral indrit gjoka

Sondazh

Poll